Këngëtari gjakovar Edi Furra është një nga emrat më të kërkuar të muzikës popullore, shkruan “Kosovarja”.

Edi është kudo, në dasma e ahengje, në ndeja private, e kudo. Me zë të fuqishëm dhe energji të pa shterur, këngëtari ia ka dalë të bëhet emri më i famshëm i muzikës së mirëfillte shqipe.

Edi Furra pos për zërin, njihet edhe për fizikun e tij të madh, që tashmë e identifikon e i rri mirë.

Ndryshimi i fundit nuk ka të bëjë me kilogramët, por me dhëmbët. Tashmë Edi ka dhëmbë të rinj dhe buzëqeshja e tij ka ndryshuar dukshëm. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË