Nuk ka ‘Koronavirus’ në Kosovë, pacientja rezulton negativ

IKSHP ka bërë të ditur se nga Klinika Infektive në QKUK është infromuar se pacientja e dyshuar për koronavirus ka rezultuar negativ, shkruan Gazeta Metro.

Përmes një njoftimi për media, bëhet e ditur se pacientja ka pasur ethe, djegie të syve, rrjedhje hunde dhe fytin e ndjeshëm.

“Ekipi i Laboratorit të Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ka bërë testimin në virusin SARS-CoV-2 me metodën rRT-PCR. Testi ka rezultuar negativ, domethënë pacientja nuk është infektuar me virusin SARS-CoV-2
Laboratori mikrobiologjik/IKSHPK është pajisur me kite dhe reagensa për detektimin e 2019-nCoV; Ekipet e Institutit Kombëtar po përcjellin me vëmendje situatën epidemiologjike me Koronavirus në botë”, është thënë nga ky institut.

Kujtojmë se Komiteti për monitorimin e sëmundjeve ngjitëse ka konstatua se janë përforcuar masat për monitorimin, parandalimin e rrezikut të përhapjes së koronavirusit të ri

MUND TË JU PËLQEJNË