Hailie është bërë shumë e njohur nga këngët e babait të saj.

Hailie Jade Scott është vajza e reperit Eminem, për të cilën ai ka bërë shumë këngë dhe e ka përmendur në shumë këngë tjera që janë bërë hite.

Megjithatë, në atë kohë Hailie ka qenë shumë e vogël, fansat e mbajnë mend vetëm nga ajo periudhë, përcjell Gazeta Express.

Por, tani Hailie është rritur dhe po jeton shumë u lumtur jetën e saj si një vajzë e re.

Dihet se Hailie ka dashurinë më të madhe nga babai i saj dhe Eminem ka thënë gjithmonë se gjithçka që bën, është që t’i sigurojë fëmijëve të tij rehatinë dhe dashuri të pashtershme.

Kohët e fundit ajo përsëri është bërë temë diskutimi, pasi Eminem ka vendosur t’i kundërpërgjigjet reperit Machine Gun Kelly, sepse ai ka shkruar për Hailien një koment aspak adekuat, kur ajo nuk i kishte ende as 18 vjet./Gazeta Express/

 

MUND TË JU PËLQEJNË