Padyshim se Blerta është zëri më i fuqishëm i femrës në politikën kosovarë, shkruan Kosovarja.

Dje ishte pjesëmarrëse në rrëfimin e Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, një rrëfim rrëqethës i zonjës e cila përjetoi tmerret e asaj kohe dhe që mori guximin t’i tregojë me lot në sy.

Blerta ishte e pranishme në sallë me shumë të tjera që mes lotësh dëgjuan fjalët e zonjës e cila vendosi që publikisht të flas shumëçka, në emër të 20 mijë grave të cilat heshtin nga stisma që mbizotëron te populli ynë.

Duke qenë se Blerta është tejet aktive në rrjetet sociale, nuk hezitoi që zonjën Vasfije ta quajë Heroinë, duke i dhënë po ashtu mbështetjen morale përmes këtyre fjalëve: “Vasfije Krasniqi Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës shpalosi për herë të parë historinë e saj të hidhur dhe sfidat e saj në kërkim të drejtësisë! Rrëfimi i saj i trishtë ishte frymëzues për t’i nxituar gra të tjera të flasin kundër abuzuesve të tyre.
Kjo zonjë e fortë sot i dha zë heshtjes shumëvjeçare.”/Kosovarja/

 

MUND TË JU PËLQEJNË