Sumru është njëra prej protagonisteve të serialit “Mos ma lësho dorën”.

Në këtë telenovelë ajo përforcon edhe më shumë sterotipet për njerkat, ngase ajo sillet shumë keq me fëmijet e burrit të saj.

Në këtë rol luan aktorja e njohur turke Dolunay Soysert. Aktorja u lind më 25 mars 1973 në Adana të Turqisë.

46 vjeçarja është e diplomuar në fakultetin e arteve në Stamboll.

Ajo ka luajtur në disa role nëpër seriale dhe filma. Sa i përket jetës së saj private, aktorja ka qenë e martuar me Sinan Tuzu në për 10 vjet nga 2006 në 2016.

Tuzu njihet për rolin e Hakan në serialin Dashuri dhe Dënim përkrah aktorit të njohur Murat Yildirim.

Soysert aktualisht është beqare, të paktën nuk raportohet për ndonjë lidhje të saj./21Media

 

MUND TË JU PËLQEJNË