Vera ka sjellë edhe një stil të cilin thuajse të gjitha këngtaret e estradës sonë po e provojnë.

Jo vetëm nëpër këngë, por edhe në stilin e veshjes duket se kultura latina do të mbizotërojë edhe këtë verë videklipet e këngëve shqipe.

Deri tani sa janë publikuar këngët për këtë sezonë, i kemi parë artistet duke u shfaqur në fustane dhe stile të flokëve të ngjajshme.

Është Tayna ajo e cila së fundi ka publikuar me videoklip këngën ‘Caliente‘, që nga spanjishta në shqip do të thotë ‘Nxehtë’.

Tayna shfaqet në videoklipin me shumë ngjyra në veshje dhe dukje shumë latine, e edhe me titullin në këtë gjuhë, ajo ka përcjellur trendin në tërësi, shkruan Gazeta Express.

Dafina Zeqiri njihet për këngë përfshirjen e kulturës e gjuhës spanjolle në këngët e saj, ndërsa hiti i saj më i fundit ka titullin pikërisht në këtë gjuhë, ‘La Reina‘, që do të thotë ‘Mbretëreshë’.

Dafina madje ka edhe tekst në spanjisht, ndërsa këngëtarja edhe vitin e kaluar ka pasur një këngë me titull spanjoll, “Fuego“.

Edhe Genta Ismajli është ndër të parat që e ka nisur këtë trend, me një këngë me titullin ‘Papi‘ që ka publikuar vitin e kaluar, ndërsa në këngën ‘Zjarr’ që ka nxjerrë para pak muajsh, Genta shihet duke vallëzuar në një fustan si artistet tjera që po shfaqen tani.

Madje Genta ka postuar disa fotografi ku shihet me flokët të kapur e me lule në to, e që mund të jetë duke përgatitur ndonjë këngë të re në të cilën sërish do të shfaqet në këtë stil.

Është edhe Kida ajo e cila vjen e hareshme në këngën ‘Tela‘ ndërsa ajo shfaqet me një veshje rozë.

Luana Vjollca madje s’i ndahet këtij stili, duke u shfaqzur shpesh me flokë dhe veshje të ngjajshme.

Edhe këngëtarja Diona Fona së fundi ka publikuar një këngë me titullin ‘Bella Vita‘ ku si në titull, këngë ashtu edhe në veshje gjejmë elemente latine, shkruan Gazeta Express.

Muzika latine vitet e fundit është ndër më të dëgjuarat nëpër botë e përpos muzikës botërore e asaj në Hollywood, duket se do të qëndrojë gjatë edhe në muzikën shqiptare.

MUND TË JU PËLQEJNË