Enca Haxhia dhe Don Phenom disa orë më parë kanë publikuar videoklipin e këngës “Kujt po i han”.

Menjëherë pas publikimit të këngës, reperi Noizy kishte habitur me disa postime, shkruan lajmi.net.

Ai ka irnonizuar duke publikuar imazhin e dy lopëve me mikrofon, e të gjithë aluduan se ishte ‘diss’ për Encën dhe Don Phenom.

Këto aludime vijnë pasi që Enca nuk i ka raportet e njëjta si më parë me reperin si dhe Don Phenom para disa ditësh ka akuzuar në mënyrë indirekte Noizyn se kënga “Meksikane” ka ngjashmëri me atë të Don Phenom “Twerkirate”.

Por, Noizy duket se u pendua për këto postime dhe menjëherë fshiu ato nga llogaria e tij në Instagram.

MUND TË JU PËLQEJNË