Një fenomen i rrallë i natyrës ka ndodhur në Dardanë (Kamenicë).

Një fotografi, e publikuar nga fotografi Arian Mavriqi në Facebook, tregon një kërpudhë duke u rritur në parking të asfaltuar.

Pavarësisht se parkingu ishte i asfaltuar, një sipërfaqe kjo mjaft e fortë që një kërpudhë të dalë, kërpudha ia doli të shpërthejë mbi të, transmeton Gazeta Express.

Kërpudhat zakonisht rriten në toka pyjore dhe mbi drurë të kalbur, por kjo kërpudhë në Kamenicë dëshmon më së miri fuqinë e natyrës.

MUND TË JU PËLQEJNË