Duket se studiuesit janë përherë në kërkim të gjetjes së moshës ideale për t’u bërë prindër. Për disa idealja është tek të 25-tat e për të tjerë, mosha idele kur një person është mirë që të bëhet prind është pas të 30-ave kur pjekuria e individit të ketë arritur stadin maksimal.

Por, në dashuri (pasoja e ëmbël e së cilës është edhe fëmija), vetëm receta që nuk ka, e kur ajo vjen, qoftë edhe në një moshë fare të re, zgjidhja është një dhe e vetme; të shijosh përjetimet e ëmbla të të bërit prind. Bordo. al ju sjell edhe një herë në vëmendje emrat e njohur VIP që janë bekuar me bebe kur ata vetë ishin ‘fëmijë’…

Sara Hoxha:
“E kam ditur gjithmonë që Sara do të bëhej nënë në një moshë shumë të re”; do të shprehej Lori Hoxha në një intervistë disa kohë më parë, teksa rrëfeu ndjesinë e bukur të të qenit teze. Pas një lidhje disa vjeçare me moderatorin Ledion Liço, trashëgmitarja e Top Media mësoi që priste një bebe kur ishte vetëm 19 vjeç, ndërsa London Noor erdhi në jetë kur mami Sara ende nuk i kishte mbushur 20 vjeç.

Ermal Fejzullahu:
Ndonësë është vetëm 30 vjeç këngëtari i njohur nga Kosova shumë shpejt do të bëhet baba për herë të katërt. Bashkëshortja e tij Arjana është në pritje të ëmbël, dhe çifti i ri ka një shtëpi të mbushur plot me dashuri, merita e së cilës me siguri ju takon të vegjëlve që ju kanë zbukuruar jetën prindërve. Ermali është bërë baba për herë të parë në moshë shumë të re, kur ishte vetëm 20 vjeç, teksa së bashku me bashkëshorten Arjanën mirëpritën në jetën e tyre djalin Art. Pas djalit çifti u bekua me me dy vajza, Buna dhe Era ndërsa janë në pritje të bebes së katërt.

Albërie Hadërgjonaj:
Albëria është bërë nënë për herë të parë, kur siç edhe vetë ajo është shprehur ‘një fëmijë solli në jetë një fëmijë’. Ishte vetëm 16 vjeç kur në jetën e saj dhe të bashkëshortit erdhi vajza e parë Agnesa, ndërsa vetëm dy vite më vonë ajo solli në jetë vajzën e dytë Anxhelina. Pra në moshën 18-19 vjeçarë Albëria kishte dy fëmijë: Natyra i ka dhuruar grave forcë të pakufjshme dhe rrjedhimisht këngëtarja nga Deçani është një prej tyre.

Adrola Dushi:

Troi i saj (për të cilin mami Adrola e thotë shpesh që gjëja më e bukur që ka bërë në jetë), erdhi në një kohë kur bukuroshja sapo ishte shpallur Miss Albania. Ishte vetëm 19 vjeç kur papritur mësoi se një dhuratë e madhe ndodhej në barkun e saj, e me gjithë mëdyshjet e pasiguritë që jep mosha aq e re, Adrola u bë mami e një djaloshi bukurosh, të cilin sot e ka shokun më të ngushtë. Sot Troi është 6 vjeç dhe shumë shpejt do të duket si vëllai i vogël i mamit.

Monika Lubonja:
Për aktoren e njohur lajmi i shtatzënisë erdhi në një kohë kur nuk e priste aspak, pasi ishte ende një studente në pritje për të mbrojtur diplomën. Me gjithë pasiguritë dhe frikërat që e shoqëruan Monikën asokohe, ajo dhe bashkëshorti sollën në jetë vajzën Tea, të cilën sot mami Monika e ka bekimin më të madh të jetës.

Eli Fara:
Këngëtarja korçare është martuar në një moshë fare të re, ndërsa kur ishte vetëm 18 vjeç ajo u bë nënë për herë të parë. Eli Fara dhe e bija 33-vjeçare Marina sot duken më shumë si shoqe sesa si nënë e bijë.

MUND TË JU PËLQEJNË