Pediatri kosovar, Ismail Lutolli, ka dhënë 11 shpjegime si duhet të sillen prindërit me fëmijët, apo çfarë duhet t’i informojnë ata rreth pandemisë Covid-19

Si të zvogëlojmë stresin e tyre?

Le të ndihmojmë të gjithë që ditët e “Corona virusit” të mbahen mend të fëmijët si ditë të familjes së bashkuar ku kishte dashuri, komunikim, lojëra, buzëqeshje, solidarizim, kishte gjallëri e jetë që do donin te ekzistonte gjithmonë.

Lajmet për koronavirusin COVID-19 janë kudo, nga faqja e parë e të gjitha gazetave, në lajmet e përditshme, në çdo bisedë pothuajse në shkollë, në rrugë, në shoqëri e deri në shesh lojërash në shkollë.

Prindërit e shqetësuar pyesin me të drejtë se si të sillen me fëmijët që ata të jenë më të sigurt dhe që shqetësimi i tyre dhe ajo që përjetojnë çdo ditë, të jetë më pak e shprehur.

Ndiqni këshillat në vazhdim për ti aplikuar si prindër:

1.Diskutoni me fëmijët rreth Coronavirusit

Mos kini frikë të diskutoni koronavirusin. Shumica e fëmijëve do të kenë dëgjuar tashmë për virusin ose kanë parë njerëz që kanë maskë në fytyrë, kështu që prindërit nuk duhet të shmangin të flasin për të. Të mos flasësh për diçka në të vërtetë mund t’i bëjë fëmijët të shqetësohen më shumë.

Me fëmijët flisni hapur dhe ofroni dëshmi që ky virus nuk dallon shumë me të tjerët dhe se shumë shpejt do të kalojë. Pra, tek fëmijët silleni anën pozitive dhe optimiste të kësaj viroze.

Ka shumë rëndësi që fëmijët të marrin informacionin e duhur e jo informacione tmerruese nga interneti apo shoqëria që do i bëjë të tmerrohen. Ka rëndësi që edhe lajmet për ta ti seleksiononi sa të është e mundur.

2. Mos i ngarkoni me informacione të tepërta

Në familjen tuaj nuk është e thënë se me fëmijët do të bisedoni vetëm për Coronavirusin. Përpiquni t’i përgjigjeni pyetjeve të fëmijës me ndershmëri dhe qartë, por mos u thelloni në atë që fëmijët nuk janë duke kërkuar. Mos analizoni në nivele molekulare çështjen e Corona Virusit me fëmijët, pasi do stërngarkohen edhe ashtu janë të stërngarkuar nga tërë ajo që po ndodhë, ka shumë rëndësi të mos i ikni komunikimit me fëmijët, të qenit në dispozicion të fëmijës suaj ka rëndësi.

3. Ftojeni fëmijën tuaj t’ju tregojë gjithçka që mund të kenë dëgjuar

Ka rëndësi të madhe ti largoni fantazitë që fëmija juaj mund të ketë formuar rreth Coronavirusit dhe mënyrën se si ndihen. Jepuni atyre mundësi të bollshme për të bërë pyetje. Qëllimi juaj është të shmangni inkurajimin e fantazive të frikshme që krijohen në këto raste.

Kujdes shumë të madh që kur të bisedoni me fëmijët tuaj, ata të mos ndjejnë ankthin që ju eventualisht po kaloni rreth kësaj çështjeje. Nëse vëreni që po ndjeheni në ankth, merrni pak kohë që të qetësoheni përpara se të përpiqeni të bëni një bisedë ose t’i përgjigjeni pyetjeve të fëmijës tuaj.

4. Ngjallni siguri tek fëmijët tuaj

Është shumë e rëndësishme për shëndetin e fëmijëve tuaj që ti ofroni siguri me shpjegimet që ju bëni. Tregojuni se gripi i zakonshëm është i rrezikshëm. Tregojuni se gripi që ata kanë kaluar çdo vit ka qenë edhe më i rrezikshëm.

Ka rëndësi t’ju tregoni se Coronavirus te fëmijët kalon lehtas dhe gati pa simptome dhe që tërë fëmijët pothuajse shërohen. Kjo iu ngjallë votëbesimin atyre.

5. Vendosja e maskave, larja e duarve tek fëmijët të interpretohet si kujdes i shtuar,e jo tmerrim nga Corona!

Fëmijëve duhet shpjeguar se të tërë masat po ndërmerren për të shtuar kujdesin dhe që e tëra të kalojë sa më shpejt. Fëmijët ndjehen të fuqishëm kur dinë çfarë të bëjnë për të mbajtur veten të sigurt përfshirë edhe përdorimin e maskave apo larjen e duarve. Kjo i bën ata më krenar me punën që po bëjnë.

Nëse fëmijët pyesin pse të gjithë po bartin maska, u’a shpjegoni se edhe pse kjo nuk është e domosdoshme, megjithatë ata njerëz po tregohen shumë të kujdeshëm për të mos e përcjellë virusin.

6. Harxhoni më shumë kohë me fëmijët

Provoni që stresin që po përjetojnë nga tërë ajo që i rrethon, t’ua shndërroni në rutinë të përditshme ku ka argëtim, lojëra dhe më shumë kohë të kaluar së bashku. Provoni të jeni më aktiv me fëmijët që ata të shohin mos shkuarjen në shkollë edhe si një mundësi më e madhe të jenë më shumë në kontakt e dashuri me prindërit. Bëjini të mos i harrojnë këto ditë me lojëra, biseda, argëtim e kështu me radhë.

Ka rëndësi që mbylljen në shtëpi ta kuptojnë vetëm si kujdes të shtuar dhe një mundësi e madhe që të jeni të gjithë së bashku çdo moment. Kjo shton sigurinë e tyre emocionale e psikike.

7. Fikeni TV tuaj nëse fëmija është nën moshën 10 vjeçe

Lajmet mund të jenë të frikshme – nën moshën 10 vjeç, nuk kanë nevojë ta shohin atë kur flitet per Coronavirusin. Ju do i shpjegoni si prindër çfarë po ndodhë. Siguroni se do jeni me ta dhe do i informoni për të gjitha.

Kjo do të sjellë qetësi te fëmijët dhe do ndjehen të rëndësishëm. Ata kanë nevojë të besojnë që do të jenë të informuar me të gjitha.

8. Fëmija juaj mund të shqetësohet se ju do të vdisni

Ka plot fëmijë që shqetësohen për prindërit e tyre, me këtë virus që rrethon. Ju si prindër duhet ti qetësoni dhe ti siguroni se jeni duke marrë tërë masat e nevojshme dhe nuk do të ndodhë asgjë.

Në shaka ja rikujtoni se ju prisni të jetoni derisa të jeni një person shumë i moshuar, do jeni gjyshërit e fëmijëve të tyre. Pak në shaka por shndërrojeni në humor këtë temë.

9. Sjellja e fëmijëve është jo e zakonshme

Ankthi i fëmijëve shpesh mund të shprehet edhe me sjelljen e tyre jo të mirë.

Një mënyrë e mirë për të trajtuar këtë mund të jetë përmes lojës dhe të qeshurit.

Këtu qëndron thelbi i suksesit. E qeshura ndryshon kiminë e trupit, duke ulur hormonet e stresit dhe do të ndihmojë që frika e fëmijës tuaj të tejkalohet me lehtësi.

10. Ti shndërrojmë ditët e “Coronavirusit” në ditë të dashurisë e bashkimit të familjes

Le të ndihmojmë të gjithë që ditët e “Corona virusit” të mbahen mend të fëmijët si ditë të familjes së bashkuar ku kishte dashuri, komunikim, lojëra, buzëqëshje, solidarizim, kishte gjallëri e jetë që do donin të eksistonte gjithmonë.

11.Një sistem i ngritur imunitar baza e suksesit

Një sistem i ngritur imunitar i siguron fëmijës dhe te rriturve një mbrojtje të fortë natyrale nga sëmundjet, përfshirë corona virusin mjaft aktual. Synimi jonë kryesor eshte që të forcojmë sistemin imunitar, në mënyrë që organizmi të ketë aftësinë të përballet suksesshëm me Corona virusin.

Një familje ku ka dashuri, respekt, mbështetje nuk mund të rrënoj asgjë dhe kjo do ngulitet në mendjen e fëmijëve tanë./Familjadheshëndeti/

MUND TË JU PËLQEJNË