Xhesika Berberi është një nga modelet më të preferuara të ekraneve shqiptare dhe të huaja.

Në vitin 2011 ajo është shpallur Miss Univers Albania në Brazil. Është cilësuar shumë si Gigi Hadid për shkak të ngjashmërisë së madhe që kanë të dyja.

Prej pak vitesh është shpërngulur në amerikë ku punon në disa kompani të njohura të modelingut.

Por nëse karriera po i shkon vaj, nuk e dimë nëse po kështu po shkojnë edhe çështjet e zemrës së bjondes sybukur. Xhesika është shumë e kujdesshme përsa i përket detajeve të jetës së saj private.

Pas postimit të fundit që bëri në llogarinë e saj të Instagramit, ajo shfaqet duke pozuar shtrirë në tryezë e veshur me të brendshme të zeza mes buqetave gjigande me lule, e cila na vendos në mendime se kush mund të jetë ai person që po e llaston me këtë dhuratë kaq të bukur.

“Mirësevini në dyçanin tim të luleve”: shkruan Xhesika.

MUND TË JU PËLQEJNË