Janë duke vazhduar kërkimet për disa persona në Thumanë të Shqipërisë.
T7 raporton nga vendi i ngjarjes se momentalisht trupat e kërkim shpëtimit janë duke kërkuar për një çift që besohet se janë gjallë dhe kanë mbetur të ngujuar nën rrënoja.
Gjithashtu, është raportuar se po kërkohet edhe një 17-vjeçar.
Në vend të ngjarjes kanë dalë edhe autoambulancat përveç ekipeve të kërkim shpëtimin.