Këngëtari i njohur i muzikës folklorike e popullore Nikollë Nikprelaj po vazhdon ta kënaqë publikun e tij me këngë të bukura ashtu siç edhe i presin nga ai.

Filloi karrierën qysh në vitete e ’80-ta dhe që atëherë më sukseset nuk iu ndanë, shkruan “Kosovarja”.

Këngëtari Nikprelaj dihet të ketë raporte të mira me të gjithë kolegët e miqtë, asnjëherë në ndonjë intervistë nuk ka dhënë shkas për të kuptuar se është një njeri i skandaleve, madje as muzika dhe jeta e tij nuk është përfolur ndonjëherë për diçka të tillë.

Por, me kalimin e kohës njeriu përballet edhe me zhgënjime e pabesi, ndoshta shpesh edhe prej personave që më së paku e pret.

Me gjasë edhe këngëtari është zhgënjyer kohët e fundit nga dikush që nuk ia diti për të mirat që ia ka bërë.

Ai ka hedhë një imazh në instastory duke ia dedikuar dikujt thënien e njohur : “Njeriu më i poshtër është mosmirënjohësi”.

Por, a thua vallë nga kush u zhgënjye kaq shumë, ndonjë i afërm, mik apo kolegë?./Kosovarja/.

MUND TË JU PËLQEJNË