Vazhdon të mbetet ndër artistët më të dashur ndër shqiptarë.

Muzika dhe tekstet e Nikollë Nikprelajt kanë lënë gjurmë në këngën shqipe ndër vite, duke e dëshmuar veten si një artist me vlera të larta, shkruan Kosovarja.

Duke qenë aktiv në mbrëmje muzikore dhe festa familjare, këngëtari nuk e ka ndërmend të ndalet me prurje të reja.

Por kësaj radhe, ai ka një kërkesë për projektin e tij të radhës, duke kërkuar mendimet e adhuruesve të tij se çfarë kënge të sjellë në të ardhmen.

“NJE KENGE PER SHKUPUTJEN E NJERZVE NGA REALITETI! TE GJITHE TE ZHYTUR TEK BOTA E VIRTUALITETIT! FALEMINDERIT!” , ka shkurar ai në thirrjen e tij për ide të reja.

Edhe reagimet nga fansat e tij nuk kanë munguar, duke i sugjeruar atij tema të ndryshme. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË