Ata jo vetëm që janë këngëtarë të cilët kultivojnë muzikë të së njëjtës preferencë, ata vijnë edhe vendi i njëjtë nga Malësia e madhe Malit të zi, shkruan Kosovarja.

Nikollë Nikprelaj njihet për muzikën të cilës i këndon vendit e sidomos nga ai vjen ku shumë shqiptar nga dhuna dhe diskriminimi sllav braktisen trojet e tyre duke marrë rrugët e mërgimit . Gjithashtu edhe Malësori bashkëvendësi i tij njihet për muzikën e tij e sidomos me këngën ‘Kthehuni’ i cili u bë një hit i vërtetë dhe kjo këngë këngëtarit i dha një famë të madhe.

Që të dy këngëtarët kanë dhënë kontribut të madh në muzikë, gjithashtu edhe kontribut të madhe edhe në raste humanitare.

Këngëtarët mbahen mend edhe për shumë këngë të cilët i’u kënduan luftëtarëve të lirisë, kënduan dhe për fëmijët bonjak po ashtu dhe për shumë familje të cilat luftojnë për kafshatën ë gojës.

Janë ata që prekin temat e shtresave të njerëzve ku shteti i ka lënë pas dore ndërsa ata nëpërmjet këngës kujtojnë dhe ju qëndrojnë aq pranë.

Nikolla dhe Malësori gëzojnë raporte të mira edhe kjo fotografi vërteton një gjë të tille. Derisa Malësori ka ndarë më fansat një fotografi ku ka të veshur një këmish më lule, NIkolla i ka lënë një koment shumë të këndshëm ‘Kastan e vesh njat kemish vec me u qesh une me ty’. Por edhe Malësori i përgjigjet po aq këndshëm. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË