Ai është ndër këngëtarët më të dashur, e që me këngën “Kthehuni” një hit ky që mori zemrat e shumë adhuruesve të muzikës që bën, përloti shumë gurbetqarë, shkruan Kosovarja.

Malësori është tejet aktiv në rrjetet sociale, dhe ka një bagazh të madh në karrierë, e që edhe sot e kësaj dite këngët e tij vazhdojnë të dëgjohen nga një masë e madhe e atyre që pëlqejnë muzikën popullore.

Ka një jetë të lumtur familjare, e që në llogarinë e tij ka ndarë një imazh nga fëmijëria, kohë kjo që këngëtari e kujton me shumë nostalgji.

Bashkë me motrën e tij Viktorien me të cilën ai është tejet i lidhur, sigurisht do ta njihni edhe sot, e për këtë flet imazhi që vijon.

Malësori vazhdon të jetë aktiv në muzikë, ku këtë të premte do të sjellë projektin e ri “Hajde qu” , i cili sigurisht do të pëlqehet shumë nga fansat e tij./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË