Ajo po vazhdon pushimet e saj në Itali, saktësisht në Capri.

40 vjeçarja, Nicole Sherzinger po vazhdon të ndajë me ndjekësit në Instagram pamje nga pushimet e saj, teksa po tregon figurën në bikinit ngjyrë vjollcë.

Këngëtarja dukej e përsosur si zakonisht, ndërsa ajo paraqitej para një shkëmbi, ndërsa në kokë kishte vendosur një kapele.

“Unë kam luftuar me peshën dhe imazhin tim gjithë jetën time dhe ende e bëjë. Jeta është shumë e shkurtër”, shkroi Sherzinger.

“Ne kalojmë shumë kohë duke qortuar veten. Kam kuptuar se unë jam shumë i rritur dhe nuk kam pse të jem aq e vështirë për veten, unë duhet të zgjedh për të përqafuar mua dhe trupin tim nëpër të gjitha fazat dhe stinët e saj!”, vazhdoi Nicole.

Nicole përfundoi postimin duke thënë: ‘Këtë sezon unë jam mirënjohëse për trupin që kam punuar kaq shumë për në palestër. Tani po e shpërblej veten duke ngrënë makarona këtu në një nga vendet e mia të preferuara. Itali!”

Ish juristja e X Factor dukej e qetë dhe në paqe në fotot e publikuara, të cilat tregonin figurën e saj pranë shkëmbit dhe pastaj duke medituar./GazetaBlic/.

MUND TË JU PËLQEJNË