Grupi në turne në vitin 2020 Një nga grupet më të famshme në botën e muzikës po rikthehet dhe për këtë u desh të nënshkruhet një marrëveshje miliona dollarëshe.

Ishte pikërisht solistja e grupit Pussycat Dolls, Nicole Scherzinger ajo që nënshkroi marrëveshjen për t’u rikthyer tek grupi që ajo udhëhiqte.

Sipas Daily Mail, 41-vjeçarja nënshkroi marrëveshjen për tu bashkuar me vajzat në një turne të madh në të gjithë botën.

Gjithashtu raportohet se ato kanë biseduar për të sjellë këngë të reja. Pas një dekade të ndara, vajzat i kanë lënë mënjanë dallimet mes tyre dhe raportohet se do të rikthehen fuqishëm.

Pussycat Dolls përbëhet nga Nicole, Carmit Bachar, Ashley Roberts, Jessica Sutta, Melody Thornton dhe Kimberly Wyatt. Grupi u formua në vitin 2003, por u nda në vitin 2009 mes spekulimeve mbi mosmarrëveshje mes vajzave për ‘sundimin’ e Scherzinger në grup.

 

MUND TË JU PËLQEJNË