Para jush, janë  disa prej fotografive më mbresëlënëse të marra në botë javën e kaluar.

Policia gjatë protestave në Tbilisi, Gjeorgji. Demonstruesit dolwn në rrugë pasi deputeti rus Segrej Gavrilov u ul në postin e kryetarit të asamblesë për të mbajtur një fjalim në parlamentin e Gjeorgjisë. Rreth 240 vetë u plagosën në përleshjet. 11 vjet më parë, Rusia dhe Gjeorgjia po luftonin për Osetinë e Jugut.

Një njeri kalëron një kalë në det për ta ftohur atë gjatë një dite të nxehtë verore në Gaza veriore.
Richard Retkliff, gruaja Nazanin Zaghari Retklif, proteston jashtë ambasadës iraniane në Londër. Gruaja e tij, e cila ka shtetësi britanike dhe iraniane, ka qenë në burgun iranian për pesë vjet. Ajo u dënua për spiunazh në vitin 2016. Bashkëshorti i saj Richard po bën fushatë për lirimin e Nazaninit.
Sekretari i Shtetit në Ministrinë e Jashtme Britanike, Mark Fild, sulmoi aktivistin e Greenpeace Janet Barker në një darkë pune në Mensen Haus në Londër. Video tregon momentin kur Philild e largon Barker jashtë, ndërsa Kancelari Philip Hammond flet. Fild më vonë kërkoi falje dhe tha se mendonte se Barker ishte e armatosur. Pas incidentit, ajo u pezullua dhe hetimi është në proces.
Një refugjat nga Afganistani mban një fëmijë në krahë pranë një kampi refugjatësh në periferi të Kabulit./Gazeta Blic/
.

MUND TË JU PËLQEJNË