Të gjithë udhëtarët që kanë ardhur nga Verona e Italisë, janë kontrolluar nga mjekët në Aeroportin Ndërkombëtarë “Adem Jashari”.

Në orët e mbrëmjes, të gjithë udhëtarët që kanë ardhur nga Verona e Italisë në Prishtinë, janë kontrolluar nga mjekët në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, për shkak të koronavirusit që është shfaqur në shtetin italian dhe rrezikut që ai të përhapet edhe në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Sipas njoftimit, fatmirësisht asnjë udhëtar nuk ka rezultuar të jetë i prekur nga koronavirusi.

Përmes një njoftimi, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se kontrolli i këtyre udhëtarëve është bërë nga ekipet mjekësore të aeroportit së bashku me QKMF-në e Obiliqit, Inspektoratin Sanitar të Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinës, të mbështetur nga ekipi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së, pa ndërhyrje:

SONTE NË AEROPORTIN E PRISHTINËS!

KONTROLLI MJEKËSOR PËR UDHËTARËT E ARDHUR NGA ITALIA

Ekipet mjekësore të Aeroportit bashkë me QKMF Obiliq, Inspektoratin Sanitar të Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinës, të mbështetur nga ekipi i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” kanë kontrolluar të gjithë udhëtarët e ardhur sonte nga Verona e Italisë, sipas protokolleve të OBSH dhe ECDC dhe te asnjëri nga udhëtarët nuk janë gjetur shenja klinike të sëmundjes.

Të gjithë udhëtarët janë rekomanduar:

Të qëndrojnë në shtëpitë e veta;

Të evitojnë kontaktet e afërta me persona;

Të evitojnë përshëndetjen me shtrëngimin e duarve;

Të mbajnë higjienën personale dhe larjen e duarve.

Në rast të shfaqjes së temperaturës, kollitjes apo vështirësive në frymëmarrje duhet të paraqiten te mjeku i familjes me historikun e udhëtimit.

MUND TË JU PËLQEJNË