Më 19 gusht ka qenë premiera e filmit vendor “Shpia e Agës” në Cineplexx. Një film me regji nga Lendita Zeqiraj dhe aktorë kryesor si Adriana Matoshi dhe Shengyl Ismaili.

Filmi është pritur mjaft mirë nga publiku mirëpo ka të atillë që edhe janë të pakënaqur me filmat shqiptarë.

Në një postim lidhur me filmin “Shpia e Agës” njëra ndër komentuset ka skruar se “Filmat shqip nuk kshyren”. E menihershme ka qenë kundërpërgjigjja e Adriana Matoshit më fjalët “ S’jon si serialet truke s’ki faj”.

Ndërkohë është bërë e ditur nga Qendra Kinematografike e Kosovës se ky film do ta hapë konkurrencën “ East of the West “ i cili është njëri ndër festivalet më të rëndësishme evropiane.

MUND TË JU PËLQEJNË