Këngetari i njohur Blero dhe modelja Afrona Dika, kanë vendosur ta dërgojnë një hap më tutje lidhjen e tyre të dashurisë.

Ata janë në përgaditjet e fundit për organizimin e dasmës së tyre, shkruan “Kosovarja”.

Kohë më parë e kanë paralajmëruar se do të jetë një aheng i veçantë dhe një dasmë e ëndërrave.

Modelja bukuroshe ka shijuar ditët e beqarisë në Greqi me shoqërinë e saj, teksa ka ndarë imazhe përrallore nga atje.

Se duhen shumë e shfaqin vazhdimisht çifti përmes rrjeteve sociale, andaj dëshirojnë ti japin fund lidhjes nga larg e ta shijojnë dashurinë e tyre.

Kjo ndoshta ka bërë që Blero nga përmallimi për Afronen të ndaj një imazh në Instagram, që duket paksa i tepruar.

Nga dhoma e gjumit ai ka shkrepur një fotografi nga një kënd teksa shihet një pjesë e trupit të zhveshur e derisa e therret Afronen me fjalët “E dashur ku je”.

Sidoqoftë, adhuruesit e çiftit dhe kolegët e estradës e presin me padurim ta shijojnë dasmën e këngëtarit me modelën e ëmbël./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË