Një fëmijë nga fshati Kramovik është gjetur pa shenja jete sot në ujërat e Drinit të Bardhë.

Njoftimin e ka bërë kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi përmes një postimi në profilin e tij në Facebook.

Më poshtë postimi i Latifit:

Sot në ujërat e Drinit të Bardhë, humbi jetën fëmiu 10 vjeçar Odise Naim Thaçi nga Kramoviku.

Në këto momente të rënda të dhimbjes dhe pikëllimit për familjarët, pranoni ngushëllimet e mia më të sinqerta.

Rasti si ky i Odiseut na pikëllojnë të gjithëve.

Pusho në paqe, Odise! /Indeksonline/.

MUND TË JU PËLQEJNË