Efekti i dasmave të estradës gjatë këtyre dy javëve ka bërë që kjo mos të shkojë pa u komentuar edhe nga reperja Gjira

Fillimisht ishte vajza e këngëtarës së njohur Shkurte Fejza ajo e cila u martua dhe bëri bujë në Kosovë.

Kurse vikendin që lamë pas është martuar edhe djali i Remzie Osmanit, Hamza Hamzaj.

E për të bërë më interesante këtë gjë, reperja e njohur Gjira, e cila pritet që së shpejti të bëhet nënë, ka postuar disa foto në Instagram ku ka treguar se si është dukur ajo në natën e martesës.

E, në vend të vellos së bardh, Gjira ka pasur të veshur një fustan modern ngjyrë të zezë, të zakonshëm.

“Kjo është ajo çfarë bëni kur keni 9 kilogram/je nëntë muaj shtatzënë…shikon fotografitë e vjetër…dasmë…Prishtinë”, ka shkruar ajo poshtë kësaj fotografie./GazetaExpress/.

MUND TË JU PËLQEJNË