Kivanç Tatlitug nuk ka dyshim se renditet në mesin e aktorëve tuaj të preferuar.

Në rolin e shumëpërfolur të Mehmetit bashkë me Gymysh ai ka rrëmbyer vëmendjen e të gjithë shqiptarëve.

Më pas ‘Mehmeti’ u përcoll edhe në rolet e tjera i cili mahnit publikun me ndryshimet e njëpasnjëshme që bën.

Së fundmi ai i ka befasuar të gjithë me transformimin e tij drastik për filmin më të ri “Organize Işler 2” që në shqip do të thotë, (Punë të Organizuara 2).

Lajmin e bëri të ditur në disa imazhe dhe video të publikuara në rrjete sociale, ku vështirë se mund ta njihni.

Duhet theksuar se ky film do të shfaqet në kinema duke filluar nga 4 janari 2019. /Lajmi/

MUND TË JU PËLQEJNË