Kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka ka bërë të ditur se ka vdekur aktivisti i Vetëvendosjes, Hysni Hyseni (Doda).

Haskuka tha një sërë fjalësh për të ndjerin. “Do të kujtojmë gjithmonë bujarinë, guximin, atdhedashurinë … vullnetin për mirësi”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Na la shumë herët, na la shumë papritur, na la zemërthyer…

Ti ishe vetëmohimi, ti ishe frymëzimi, ti ishe guximi!

I drejtë dhe vazhdove drejtë!

Kurrë nuk u ndale, edhe kur të lënduan dhe të plagosën rëndë, besove dhe veprove!

Ti ishe shembull i babait, burrit, vëllaut, qytetarit, aktivistit, shokut…

Do të kujtojmë gjithmonë bujarinë, guximin, atdhedashurinë … vullnetin për mirësi.

I lehtë qoftë dheu i Kosovës vëlla Hysni,

Zoti të mëshiroftë!

MUND TË JU PËLQEJNË