Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës sot janë parë duke hyrë në Kuvendin e Kosovës.
Klan Kosova mëson se nga LDK ndodhet Vjosa Osmani, Lutfi Haziri, Kujtim Shala dhe Vlora Dumoshi.
Ndërsa nga VV-ja është parë duke hyrë deputetja Albulena Haxhiu.
Kujtojmë se sot është një ditë vendimtare për arritjen e koalicionit ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.