Ishte hera e parë që këngëtarja Baby G zgjodhi që të bënte publike një lidhje dashurie. Përveç fotografive në Instagram ku shfaqte dashurinë për të, ajo solli një projekt muzikor me të dashurin Lim Hoti.

Baby G ishte mbështetja e parë për Limin, i cili është një artist i ri në tregun shqiptar. Ata sollën një këngë ku dukeshin se ishin çift gangsterësh, por që sakrifikonin për dashurinë e vërtetë.

Duket se kjo histori ishte e shkruar të zgjaste deri këtu. Ditët e fundit, Baby G fshiu të gjitha fotografitë me Limin, madje edhe klipin muzikor që titullohej “Pretty Gangster”.

Ndërsa reperi Hoti i mbajti për disa orë fotografitë me artisten, por tashmë nuk ka shenja të dashurisë së tyre në llogarinë e Instagramit.

MUND TË JU PËLQEJNË