Muaji i kaluar ishte janari më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në Evropë, sipas të dhënave të publikuara nga “Copernicus”, agjencia e monitorimit të ndryshimit të klimës së Bashkimit Evropian.

“Temperatura globale ishte më e ngrohtë se çdo janar i mëparshëm në regjistrimin e të dhënave, megjithëse pothuajse me të njëjtën temperaturë me atë të janarit 2016”, deklaroi agjencia.

Janari 2020 në Evropë ishte rreth 0.2ºC më i ngrohtë se rekordi i mëparshëm në 2007, dhe 3.1ºC mbi mesataren e regjistruar midis 1981 dhe 2010, transmeton “Scan”.

“Temperaturat mesatare ishin veçanërisht të larta në pjesë të mëdha të Evropës Verilindore, në disa zona më shumë se 6 ° C mbi mesataren e janarit 1981-2010”, vuri në dukje agjencia.

2019 shënoi fundin e dekadës më të ngrohtë në rekord, tha “Copernicus”-i muajin e kaluar, dhe viti i dytë më i ngrohtë i matur ndonjëherë.

2016 mundi të gjitha rekordet e temperaturave për shkak të ndikimit të fenomenit meteorologjik El Niño.

MUND TË JU PËLQEJNË