Një pasagjer i bordit të avionit që u përplas pranë gjirit të Papua Guinea ka falenderuar sot të gjithë njerëzit që ndihmuan në shpëtimin e pasagjerëve që ndodeshin në bord. Autoritet kanë bërë të ditur se avioni ka humbur pistën në kthimin për në Papua Guinea dhe është përplasur këtë të premte rreth orës 09:30.

Pa asnjë hezitim burra dhe gra të cilët janë gjendur kanë rrëmbyer varkat e tyre dhe janë drejtuar drejt avionit për të ndihmuar pasagjerët që ndodheshin në bord. Ata shpëtuan të gjithë gjithë pasagjerët si dhe bordin drejtues.

Gazetari amerikan, Billi Jaynes është shprehur se ka mbetur i impresionuar nga ajo çka ka parë: U impresionova shumë kur pashë njerëzit që vrapuan në ndihmë të pasagjerëve të cilët ndodheshin në avionin që sapo ishte përplsaur. Gjithkush do të kishte pasur frikë t’i afrohej por ata nuk e menduan këtë fakt. Është me të vërtetë impresionuese.’

MUND TË JU PËLQEJNË