Reperi i njohur nga Ferizaj Gramoz Aliu i njohur si Mozzik është nga personazhet më të përfolura nga mediat rozë që mori vëmendjën nga ndarja me Loredanën, poashtu u përfol edhe për profesionin e tij si reper që arriti ti sjell tregut muzikor hite të mëdha.

Mozzik është një djalë shumë i përkushtuar ndaj familjes së tij dhe vajzës së vogël Hanës, shkruan Kosovarja.

Prindërit sigurisht janë dashuri e pakrahasueshme për të gjithë, ku edhe reperi vazhdimisht publikon imazhe të ndryshme që shpreh dashurinë ndaj tyre.

Në imazhin e publikuar së fundmi Mozzik ka vendosur ti shkruaj disa fjalë emocionuese për nënën e tij.

“Gjithë jetën para teje Gramozi vogël ! Nana jem unë mësova se kjo jetë është e pamëshirshme, kjo jetë na ka sjellë gëzime e lot.. por atë që më së miri mësova e nuk harrova dhe sdo e harroj kurrë, është që ti je kuptimi i jetës sime e komplet jeta ime je ti, ti je suksesi im. Të paça gjithmonë nënë”, ka shkruar Mozzik në mbishkrimin e fotografisë.

Kujtojmë që kënga e publikuar së fundmi nga reperi ishte në bashkëpunim me Taynën, këngë kjo e cila prej lansimit është shndërruar në hit./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË