Mozzik dhe Loredana sot kanë uruar me fjalë të rëndësishme vajzën e tyre për ditëlindjen e parë, shkruan “Kosovarja”.

Loredana ka shkruar fjalë emocionle duke rrëfyer gjithqka në këtë urim, ndërsa Mozzik me pak fjalë e uroi vajzën Hanën.

“Sa shpejt shkuan 1 vjet, Urime vajza ime ditëlindjen tënde, ti sot nuk më kupton në këtë urim sepse ende je e vogël. Por kur do rritesh dashtë Zoti do e lexosh e do i kuptosh shumë gjëra! Të uroj shëndet e gjitha të mirat e jetës, Zoti qoftë me ty në çdo hap! Të don Baby yt i sinqertë”, ka shkruar Mozzik në urimin e tij.

Kujtojmë, Mozzik dhe Loredana kanë ndarë rrugët që një muaj. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË