Vjollca Haxhiu është dalluar gjithmonë për pozitivitetin dhe ëmbëlsinë që e ka shfaqur krahas zërit të mrekullueshëm, të cilin e sjellë përmes këngëve të saj.

Kohët e fundit i kemi dëgjuar disa bashkëpunime të saj me këngëtarine e njohur Meda, të cilët janë pritur mjaftë mirë nga publiku, shkruan “Kosovarja”.

Me Medën, Vjollca ia ka qëlluar, ngase dyshja kanë ditur të prekin tema të kohës që publiku i dëgjon e ka interes.

Edhe si e vetme Vjollca gëzon një simpati nga publiku, me projektet që i ka sjellur për vite me radhë.

E sa i përket jetës private, publiku ka ngjallur interesim gjithmonë për të, por Vjollca ka zgjedhur karrierën fillimisht dhe akoma vazhdon të mbetët beqare.

Këngëtarja përherë paraqitet elegante dhe bukur, ku merr komplimente të shumta nga fansat e saj, por shumë rrallë e kemi parë atë pa grim.

Madje në disa imazhe që është fotografuar ajo vështirë se njihet. Kaq shumë e ndryshon makeup-i atë./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË