Një lokal në qendër të Prishtinës ishte cak i hajdutëve të shtunën mbrëma.

Dy persona të cilët nuk kishin madje as maska kanë arritur të hapin derën e lokalit, duke marrë kështu disa gjëra që gjendeshin brenda.

Në orët e vona të mbrëmjes të së shtunës një grabitje ndodhi në qendër të Prishtinës, saktësisht në afërsi të objektit të Qeverisë.

Lexues të Gazetës Express kanë dërguar një video nga momenti i grabitjes.

Dy persona të cilët nuk kishin madje as maska kanë arritur të hapin derën e lokalit, duke marrë kështu disa gjëra që gjendeshin brenda.

Sipas pronarit të lokalit nga kjo grabitje i janë shkaktuar dëme të mëdha, ku është vjedhur arka si dhe 200 e 10 euro.

Sipas tij grabitësit nuk kanë arritur të marrin më tepër, pasi është aktivizuar alarmi dhe të njëjtit kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Me rastin në fjalë po merren organet e hetuesisë, por që ende nuk dihet nëse kanë arritur të identifikojnë personat e dyshuar.

 

MUND TË JU PËLQEJNË