Është një ndër zërat më të dashur të muzikës popullore dhe asaj të vjetër qytetare, shkruan Kosovarja.

Bëhet fjalë, për Miranda Hashanin e cila pavarësisht se është distancuar prej muzikës, projektet e saja të vjetra dhe ato më të fundit, janë dëshmi e vlerave artistike të saj.

E për të dëshmuar sukseset e një artisti, shpesh herë vlerësues i mirë janë edhe toplistat dhe depërtimi përmes tyre.

Të tillë qenë, edhe për Mirandën, e cila ndau disa momente nga karriera e saj, kohë kur gjithcka funksiononte në formë të shkruar e mbetej arkivë, për dallim prej tani, kur cdo gjë publikohet e fshihet sipas dëshirës.

“Eh vakt o vakt”, kishte përcjellë me një përshkrim njërën prej fotografive, derisa tjetra tregonte rangimin e saj në toplistë, duke lënë pasë edhe grupin e njohur “Elita 5”.

/Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË