Zakonisht nuk jemi mësuar ti shohim bashkë, e sidomos të publikojnë postime në krahë të njëri tjetrit në rrjetet sociale.

Fjala është për reperin e njohur Mc Kresha, dhe këngëtaren e dashur Mimoza Shkodrën, shkruan Kosovarja.

 

Kohëve të fundit, emrat e tyre janë lakuar shumë në shtypin rozë.

Mc Kresha është komentuar shumë për pjesëmarrjen e tij në Festivalin “Kënga Magjike”, e ndërsa Mimoza për ndarjen e saj nga Seldi.

Por ja që asnjëherë, nuk është përfolur për këta dy.

Upsss… këtu mund të ndalemi pak.

Pasi që në foton e publikuar nga Mimoza në Instagram, duken mjaft të afruar dhe të lumtur.

A do të thotë kjo që dyshen do ta shohim në një bashkëpunim, apo ështe shkëputje momenti e fotografisë.

Si dihet, ani pse dytë ushtrojnë rryma të zhanreve të ndryshme, ndoshta mund të gjejnë diçka të bukur. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË