Këngëtarja e njohur, Mimoza Mustafa, ka kohë që nuk është shumë aktive në tregun muzikor.

Megjithatë, së fundmi ajo ka realizuar disa këngë të reja, të cilat i ka interpretuar në programet festive.

Mimoza është mjaft aktive dhe e ndjekur edhe në rrjetet sociale, në të cilat shpesh ndan me ndjekësit fotografi të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi, ajo ka publikuar disa fotografi të reja në rrjetin social Instagram, ku shfaqet mjaft atraktive.

Kësaj radhe, ajo ka pozuar në një kostum të bardhë transparent, duke vënë në pah linjat e saj trupore.

Përkundër moshës, këngëtarja e njohur po vazhdon të jetë në top formë.

Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit e saj nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat.

Mimoza është e martuar prej vitesh me producentin Shkumbin Kryeziu, dhe së bashku kanë dy fëmijë: Rozafën dhe Bojkenin.

MUND TË JU PËLQEJNË