Këngëtarja e njohur, Mimoza Mustafa ishte larguar për një kohë të gjatë nga syri mediatik dhe muzika, por kohëve të fundit është më aktive.

Mimoza, herë pas here në rrjetet sociale poston fotografi të ndryshme nga jeta e saj.

Së fundmi ajo ka publikuar disa fotografi të reja në Instagram, ku shfaqet mjaft atraktive. Ajo ka pozuar në një kostum të bardhë, duke vënë në pah linjat e saj trupore, shkruan rtv21.

Këngëtarja 43 vjeçare përkundër moshës, po vazhdon të jetë në top formë, ajo vazhdon të mbetet një zonjë atraktive ashtu siç e njohim nga fillimi.

“Neve s’na shkon” është kënga e fundit e Mimozës në bashkëpunim me këngëtarin e njohur Ramdan Krasniqi-Dani.

Ky bashkëpunim është mirëpritur nga fansat e dyshes së njohur.

MUND TË JU PËLQEJNË