Ndonëse është një personazh tejet mediatik trashëgimtaria e Top Channel Lori Hoxha shumë pjesë të jetës së saj private nuk i ka ekspozuar asnjëherë.
Këtë herë ajo e ka festuar 25-vjetorin e lindjes në Londër dhe ka treguar në rrjete sociale disa nga dhuratat që ka marrë. Ndër to ka qenë edhe një varëse çelësash e dhuruar nga një mikja e saj.

Krahas dhuratës ajo ka shkruar një pusullë ku thuhet: “Gëzuar ditëlindjen Lor, të gjesh një dhuratë për ty është e vështirë sepse ti i ke thuasje të gjitha. Uroj që pulovra të të mbajë ngrohtë, vathët të të shkojnë dhe mendoj se varësja e çelësave do të duhet për shtëpinë e re,”-përfundon urimi i mikes së saj.

Megjithatë Lori është kujdesur të fshijë pjesën ku mendohet të jetë “shtëpia jote” dhe ende nuk dihet nëse kjo shtëpi e re do të jetë në Tiranë, apo Lori ka vendosur të zhvendoset në Londër./Gazeta Express/

MUND TË JU PËLQEJNË