Prej kohësh Lori Hoxha ishte larguar nga rrjetet sociale, por situata e vështirë e ditëve të fundit e ka kthyer përsëri pranë ndjekësve të saj.

Përmes një postimi në Instagram ajo apelon për ndjekësit e saj se sa i rëndësishëm është distancimi social në këto momente për sigurinë e të gjtihë atyre që duam dhe kemi dëshirë t’i përqafojmë.

“Nuk mund ta besoj që jeta tani është kjo. Gjërat që i mbajmë si më të thjeshtat si shëndeti apo liria jonë duket se tani kanë më shumë vlerë se asnjëherë. Shpresoj që të gjithë të jenë të sigurt dhe të ndjekin rregullat, për sigurinë e të gjithë atyre që i duam dhe dëshirojmë t’i përqafojmë.

Distancimi social është çelësi, por të shikoj për herë të parë se si të gjithë lidhen këtu, duke u përpjekur t’i japin dashuri njëri-tjetrit është shumë bukur. Jemi këtu për njëri-tjetrin virtualisht dhe do ja dalim. Qëndroni të sigurt”, ishte postimi i Lori Hoxhës.

 

MUND TË JU PËLQEJNË