Mësimdhënësi 36 vjeçar, Jason William Dean akuzohet se ka kryer marrëdhënie me nxënësen e tij 14 vjeçare.

Ai kishte shfrytëzuar nxënësen e tij duke kryer marrëdhënie në vende të ndryshme si në klasë, aeroplan, hotel dhe në një apartament që e kishte marr me qira, shkruan Daily Mail.

Ngjarja e tmerrshme ka ndodhur në Oakland County të Michigan të SHBA-ve.

Policia ka thënë që mësimdhënësi, baba i dy fëmijëve ka pranuar se ka pasur marrëdhënie me nxënësen e tij dhe për këtë është e njoftuar edhe bashkëshortja e tij.

Po ashtu sipas policisë, lidhja e tyre kishte filluar kur vajza ishte vetëm 12 vjeçare, ndërsa marrëdhëniet kur ajo ishte në klasën e shtatë.

Avokati i Dean ka thënë që klienti i tij po mbrohet në heshtje, derisa nuk ka pranuar fajësinë para trupit gjykues.

Dean mbahet në paraburgim deri në verdiktin përfundimtar të gjykatës që pritet të shpallet me 10 shkurt.

MUND TË JU PËLQEJNË