Ata njihen familjarisht si dashamirës dhe artistë të muzikës.

Nysret Muqiqi dhe Merita Spahiu veçohen si ndër çiftet që përveç jetës bashkëshortore, e ndajnë edhe skenën muzikore së bashku, duke e dëshmuar veten si artistë të merituar ndër vite, shkruan Kosovarja.

Ndër postimet e shumta, Merita Spahiu sot ka publikuar një imazh të lezetshëm në Instagram, e cila shihet në dasmë së bashku me bashkëshortin.

Në fotografi shihet Merita e rregulluar aq bukur, teksa mbanë veshur një fustan të kaltër, teksa përkrah saj qëndron bashkëshorti, Nysret Muqiqi.

Ata vazhdojnë të qëndrojnë në top formë, si dhe nuk e kanë ndërmend të plaken, pavarësisht viteve që po ecin.

Kaq elegantë dhe të pashëm shfaqet çifti i pëlqyer. /Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË