Qendra studentore në Prishtinë tashmë ka hapur dyer për pranimin e studentëve të rinj.

E më këtë po bëhen edhe përgatitjet e nevojshme për banim e ushqim, transmeton Indeksonline.

Kështu mensa e studentëve që hynë në kuadër të QS-së ka blerë mjaftueshëm pemë e perime për studentët. Këto pemë dhe perime i kanë kushtuar buxhetit të shtetit afër 130 mijë euro.

Përkatësisht, vlera e përgjithshme e kontratës së nënshkruar me një operator ekonomik në Prishtinë është 127 mijë e 795 euro. Kjo shumë e madhe vlen vetëm për pemë dhe perime të cilat mensa i servon studentëve në ushqime.

Për këtë tender janë paraqitur 4 operator, ku një biznes nga Prishtina e ka fituar mundësinë që të ofrojë këto shërbime. Në detajet e kësaj kontratë, parashihet që furnizimi me pemë dhe perime nga operatori të bëhet për tre muaj. Pra, kohëzgjatja e kontratës është 3 muaj.
Për më shumë shihni kontratën.

MUND TË JU PËLQEJNË