Nëse ka një element që e identifikon këngëtarin Gena në paraqitjen skenike të tij, ato janë flokët.

Pyetja që lind është: A i ka prerë ndonjëherë flokët ai? Teksa ishte në “E Diell”, këngëtari ndër të tjera kujtoi me humor atë moment.

“Kam një histori të dhimbshme kur m’i prenë flokët. Unë kujdesem shumë për to dhe mendoj se i gjithë sekreti im është te flokët”, e ka nisur rrëfimin e tij Gena.

“Në vitin ’92 kam qenë ushtar në Gardë, në zonën e ish-bllokut në Durrës. Teksa isha në shërbim më zuri gjumi”.

“Dënimi më i madh që mund të më jepnin në atë kohë ishte mbajtja prej dy muajsh në Policinë Ushtarake dhe aty m’i qethën flokët tullë”, ka treguar këngëtari, transmeton Top Channel.

“Më e forta ishte se nuk e shikoja dot veten, sepse s’kishte pasqyrë dhe isha shumë kureshtar të shikoja veten pa flokë, do të dukesha llapush apo jo!? Dhe e di ç’bëra? Mbusha me ujë lavamanin e betonit dhe aty pashë veten tullac”, ka shtuar duke qeshur këngëtari.

MUND TË JU PËLQEJNË