Gena kaloi në natën finale por nuk u vlerësua me asnjë çmim ne festivalin e 58 ne RTSH. Këngëtari ka reaguar me anë të një postimi në “Instagram’. Në këtë postim Gena tregon se të gjithë artistëve iu premtua se do të ishte një festival vlerash që kryefjala do ishte kënga, që do te kishte barazi dhe drejtësi por nuk ndodhi ashtu.

Sipas Genës kishte probleme të mëdha teknike gjithashtu nga 20 pjesmarrës që ishin në festival 18 prej tyre nuk ju afrua asnjë komoditet. Por ajo që këngëtari nuk do ta besoj se mund të jetë bërë me qëllim është ndërhyrja në momentin e fundit nga teknika për të dytën herë në kufjet e këngëtarit dhe më pas rezultati ishte që gjatë gjithë kohës ka patur shkëputje të audios në kufje.

“Na u kërkua dhe na u premtua që do të merrnim pjesë në një festival vlerash që kryefjala do ishte kënga! Një festival që do të kishte barazi dhe drejtësi. Po nuk ndodhi ashtu.
Probleme te jashtëzakonshme teknike…Probleme që nisën që në prova, por prapë se prapë vendosa të vazhdoj edhe pse nuk kisha përkushtimin e duhur si artist. Në këtë festival morën pjesë 20 artiste por 18 prej nesh nuk iu ofrua asnjë lloj komoditeti! Dua të ndaj me ju një shqetësim.
Pas natës së dytë ku publiku ka kërcyer dhe ka kënduar këngën time një kthesë e jashtëzakonshme ndodh në natën finale. Nuk dua të besoj që është bërë me qëllim.

Ndërkohë që isha gati për të performuar 10 sekonda përpara se të dal në skenë teknika ndërhyn për të dytën herë në kufjet e mija duke më lënë të dyshoj që diçka nuk shkonte mirë dhe rezultati ishte që gjatë gjithë kohës kam pasur shkëputje të audios në kufje, vetëm për respektin tuaj e vazhdova këngën deri në fund duke mos pasur gati fare dëgjim! Me falni që nuk isha Gena që ju njihni në këto 25 vjet! U mundova të jap më të mirën nga vetja por jo gjithçka është në dorën e artistit. Megjithatë jeta vazhdon.. Dua t’ju uroj nga zemra Gëzuar Krishtlindjet dhe zoti ju bekoftë!- shkruan Gena në Instagram.

MUND TË JU PËLQEJNË