Seriali “Nënë”, i transmetuar në “TV Klan” vitin e kaluar dhe në fillim të këtij viti, rrëmbeu zemrat e të gjithë teleshikuesve duke u kthyer kështu në një nga serialet më të ndjekur.

Melek dhe vështirësitë me të cilat jeta e përballi bëri të qajnë të gjithë.
Por bëhuni gati të qani sërish pasi aktorja 8 vjeçare ka nisur xhirimet për një serial shumë prekës.

Ai do të quhet “Kizim” (Vajza ime) dhe do të luajnë aktorë të njohur. Beren Gokyildiz e njohur si “Melek” do të luajë rolin e “Ëjky”. Në role kryesore do të jenë edhe Bugra Gulsoy i njohur si “Guney” nga seriali “Kuzey Guney”, aktorja Leyla Lydia Tuğutlu, Serhat Teoman, Tugay Mercan , Sinem Ünsal dhe Suna Selen.Fragmenti i parë nga seriali “Kizim” është publikuar dhe mund ta ndiqni me titra shqip në videon e mëposhtme. Seriali nis transmetimin në kanalin turk TV8 nga 19 shtatori.

MUND TË JU PËLQEJNË