Të gjithë ata që kanë ndjekur “I infiltruari” e mbajnë mend Melekun, aktorja që i preku të gjithë me vdekjen e saj tragjike në këtë serial që theu rekorde shikueshmërie.

27-vjeçarja i ka dhënë sot fund beqarisë me një dasmë për të cilën po flasin të gjitha mediat turke.

Bensu Soral është lidhur në martesë me Hakan Bas, biznesmen i njohur turk. Aktorja kishte zgjedhur të vishte një fustan elegant për ditën e saj të rëndësishme.

Biznesmeni e mori nusen nga shtëpia me daulle dhe boritë e makinave nuk pushonin, shkruajnë mediat turke.

Bensu Soral dhe Hakan Bas u kurorëzuan në martesë në një ambient luksoz me familjarësh, miq e VIP-a.

Këngëtari i njohur turk Mustafa Sandal ishte dëshmitar në dasmë.

MUND TË JU PËLQEJNË