Eleni Foureira tashmë mund të quhet një këngëtare me famë ndërkombëtare. “Fuego” ishte kënga me të cilën ajo përfaqësoi Qipron në edicionin e fundit të Eurovision. E nisur nga gjithë fama e fituar mediat greke kanë vendosur të bëjnë një reportazh për jetën e këngëtares me origjinë shqiptare. Gazetarë dhe operatorë kanë shkuar drejt Fierit në fshatin Selisht, vendlindjen e Elenit.

“Që do të bëhej kaq e famshme, nuk e besonin as prindërit e saj. Jemi shumë të lumtur për të dhe presim që Eleni të vijë në fshat dhe të mbajë një koncert këtu. Siç ke qenë një vajzë e mirë, e edukuar dhe e respektuar, vazhdo të qëndrosh kështu. Vlerësim për prindërit e Elenit që kanë rritur atë vajzë. Mendoj se e ka ndryshuar mbiemrin e saj. Është fëmijë i vetëm, ka lindur këtu. Emrin e vërtetë e ka Entela”,-janë shprehur një pjesë e banorëve të intervistuar duke dhënë kështu një mesazh edhe për këngëtaren, transmeton Blitz.

“Fuego” interpretuar nga Eleni u klasifikua në vend të dytë në Eurovision dhe ka qenë një nga këngët më të klikuara në Youtube gjatë gjithë verës.

MUND TË JU PËLQEJNË