Muzikën e Medës e njeh gjithë shqiptaria, e kot nuk u bë më i kërkuari.

Mehdin Përgjegjaj ka një karrirë bukur të gjatë e të suksesshme të cilën po e vazhdon edhe sot, shkruan “Kosovarja”.

Ai u bë i popullarizuar sidomos me këngët për dashurinë e më vonë edhe me tematika të tjera. E sot konsiderohet zëri më i bukur për dasma e ahengje të ndryshme familjare.

Falë Medës u bë e njohur e familja e tij, konkretisht bashkëshortja Lulja e katër fëmijët. Jo rrallë bëhen pjesë e mediave rozë tre djemtë e vajza e tij.

Jeta luksoze, aktivitetet e shumta, janë kryesisht temat për të cilat flitet. Si çdo baba edhe Meda i do të gjithë fëmijët njësoj, por më shpesh në fotografi shihet me djalin e vogël Denisin.

Së fundi ai ka publikuar një fotografi të vogëlushit ku edhe ka zbuluar në bazë të veshjes, se ai është me ekipin e “FC Bayern”./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË