Meda nuk din të ndalet. E nisi fuqishëm karrierën e tij në muzikë dhe po vazhdon të punoj intenzivisht edhe sot, shkruan “Kosovarja”.

Kjo ka bërë që ai të jetë i suksesshëm dhe shumë i kërkuar në të gjitha trojet ku ka shqiptarë.

Së fundi këngëtari ka nxjerrë në treg disa këngë, duete dhe solo, të cilat menjeherë kanë arritur shikueshmërinë rekorde në kanalin YouTube.

Por i gjith ky sukses si duket nuk po i mjafton Medës, ai po mendon ta zgjerojë veprimtarinë edhe në një fushë tjetër.

Meda ka paralajmëruar se nesër (të dielën) do hap një lokal të cilin e ka emëruar “Shade Lounge”.

Kështu ka njoftuar këngëtari përmes llogarisë së tij në Instgram.

“Për të gjithe miqtë e mi, dëshiroj të ju them se shkaku i angazhimeve të mia në koncerte, nuk kam mundur të ju dërgoj ftesa të gjithëve. Por, jeni të mirëseardhur në hapjen e lokalit “Shade Lounge”, me respekt Meda!”, ka shkruar ai bashkë me njoftimin për hapjen e lokalit.

Sa do të jetë i suksesshëm edhe në këtë fushë, mbetet të shihet./Kosovarja/

MUND TË JU PËLQEJNË